Albi Nako: Tabutë në Big Brother do thyhen kur të lidhen brenda gjinisë, ky do ishte..

Pak orë para spektaklit të mbrëmjes së sotme, teksa po qëndronte në oborrin e shtëpisë me Romeon dhe Julin, Albi ka bërë një parashikim të papritur duke thënë se lidhja brenda gjinisë do të thyente tabutë në shtëpinë më të famshme.

Edhe Romeo tha se kishte të njëjtin mendim.

“Tabutë e di kur do thyheshin këtu? Nëse do kishte lidhje brenda llojit. Ky do ishte lajm i madh”, tha Albi teksa shtoi se kjo gjë edhe mund të ndodhë pasi Big Brother sapo ka nisur.