Alketa Vejsiu opinioniste në Big Brother VIP Albania. Zbulohet kë do ta zëvendësojë

Alketa Vejsiu ka ngjallur kureshtje në rrjetet sociale pasi ditën e djeshme publikoi një foto krah Ledion Liços, duke bërë që ndjekësit të hamendësonin për arsyen që i bëri bashkë dy moderatorët e njohur.

Burime bëjnë me dije se Alketa do të shfaqet sonte në karrigen e opinionistes në Big Brother Vip Albania, ku do të zëvendësojë Arbër Hajdarin.

Ky zëvendësim do të jetë i përkohshëm dhe vetëm për mbrëmjen e sotme.