Arbana Osmani flet sërish për sezonin e ri, do ta shohim moderatore të Big Brother VIP, por ka një probIem…

Arbana Osmani ka folur sërish për sezonin e ri televiziv, këtë herë gjatë një interviste për “Dukagjini”.

Si fillim ajo u ndal te aludimet se do të moderojë Big Brother VIP Kosova, ku tha:

“Nuk ka absolutisht asgjë konkrete. Në momentin e parë që do ketë një lajm konkret që dua ta ndaj me shikuesit, me kënaqësi do t’a ndaj unë e para.”

Arbana u pyet edhe nëse sezoni i ri mund ta gjejë sërish moderatore të “Big Brother”, ku tha: “Patjetër. Mund të jetë Big Brother, mund të mos jetë Big Brother. Kjo nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që unë do rikthehem në ekran, aty ku shikuesit më duan.”

Gjithë kjo periudhë për Arbanën ka qenë një fokusim te biznesi, familja dhe udhëtimet. E shumë shpejt do rikthehet pas një mungese njëvjeçare.