Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa të vërteta rreth trajtimeve estetike që ka aplikuar ndër vite.
Në një session pyetje-përgjigje, Arbana ka treguar hapur se ka provuar përdorimin e Ozempic për të humbur peshë, një trend i shumëpërfolur së fundmi.
Ajo ka rrëfyer se e ka përdorur këtë medikament rreth dy vite më parë, por përvoja nuk ka qenë aspak pozitive. “E kam provuar para 2 vitesh, më ka bërë shumë keq dhe nuk e bëj më kurrë,” ka pohuar ajo, duke theksuar se nuk do ta përdorë më.