Arbana Osmani nis pushimet familjare në të njëjtin resort luksoz ku po rri Dua Lipa në Shqipëri! S’do ta besoni sa kushton një natë

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja nga pushimet verore, ku shfaqet në momente të qeta dhe të lumtura me familjen e saj.

Ajo po i kalon këto ditë të nxehta të gushtit në jug të Shqipërisë, përkatësisht në Kep Merli – një ndër resortet më luksoze dhe të përzgjedhura të rivierës shqiptare, ku sipas nje kontrrolli ne faqen e tyre zyrtare, nje nga vilat me te thjeshta kushton 2400 euro nata.

Arbana është e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, regjisori Eduart Grishaj, si dhe tre fëmijët e saj, duke krijuar një atmosferë relaksi dhe ngrohtësie familjare.

Fotografitë e postuara e tregojnë Arbanën në ambientet ekskluzive të resortit, me pamje mahnitëse të detit dhe natyrës përreth, ku ajo shijon kohën me të dashurit e saj.