Moderatorja e njohur Arbana Osmani po shijon pushimet verore nën rrezet e diellit dhe pranë njerëzve më të dashur. Në një postim të fundit në rrjete sociale, ajo ka publikuar një moment të ëmbël dhe shumë intim me partnerin e saj, Eduart Grishaj.
Të dy duken të relaksuar në një plazh luksoz, ndërsa nuk mungojnë përqafimet dhe puthjet romantike. Veshur me një veshje të bardhë plazhi dhe me kapele në kokë, Arbana rrezaton dashuri dhe lumturi.
Ky postim ka marrë shumë komente pozitive nga ndjekësit e saj, të cilët i urojnë çifteve edhe më shumë momente të bukura bashkë.