Arbana Osmani ka dhënë së fundmi një intervistë me Mira Kazhanin në podkastin “Zë me Mirën”. Ndër të tjera Arbana është pyetur nëse e ndjek këtë edicion të Big Brother VIP dhe moderatorja tregoi se mjafton të ndjek dhe 5 sekonda për ta kuptuar.
“Të them të drejtën, është e pamundur mos ta ndjekësh Big Brother-in e këtij viti, sepse je e rrethuar. Big Brother është një program nga i cili ti nuk mund të izolohesh prej tij, aq më tepër ne që jemi njerëz të medias dhe jemi gjatë gjithë kohës në kontakt. Nuk e kam parë shumë në televizor, por mjafton që të ndjek 5 sekonda për të kuptuar… Kur je brenda atyre ingranazhe, ti e kupton shumë mirë.”, tha Arbana.
Mira Kazhani: Si të duket?
Arbana Osmani: Më duket që po shkon shumë mirë. Kam lexuar që ka tejkaluar edhe suksesin e të parit dhe të dytit dhe jam shumë e lumtur për gjithë skuadrën.
Por kur Mira i tha se vajzat kanë marrë në dorë situatën, Arbana tregoi se nuk e ka ndjekur dhe aq shumë.
Mira Kazhani: Ok, duket si Big Sister më shumë. Vajzat kanë marrë në dorë situatën.
Arbana Osmani: Kaq shumë s`e kam ndjekur, të them të drejtën.