Arbenita Ismajli apo e motra, cila do të jetë pjesë e BBVK? Zbulohet super befasia

Arbentia Ismajli apo motra Almedina Ismajli, kush do të jetë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”? Kjo pyetje po qarkullon prej disa ditësh në mediat rozë.

Emri i moderatores Almedina Ismajli është lakuar duke ngritur spekulime se ajo mund të jetë një nga pjesëmarrëset e edicionit të ardhshëm të “Big Brother VIP Kosova”.

E njohur për rolin e saj në disa programe televizive, Almedina ka krijuar një reputacion të mirë mes publikut shqiptar, por ajo njihet edhe si motra e modeles së famshme, Arbenita Ismajli.

Megjithëse deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Almedina për këto spekulime, diskutimet për përfshirjen e saj në këtë reality shoë vazhdojnë të qarkullojnë.