Arditi nuk përmbahet pas Iargimit të Edit: “Betohem për nënën në varr, që po të kisha mundësi do ta…”

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, një bisedë e fundit mes banorëve ka rikthyer në qendër të vëmendjes largimin e Edit nga loja.

Ludo e ka pyetur Arditin nëse do ta kthente Edin brenda shtëpisë po të kishte mundësinë. Përgjigja e Arditit ka qenë e menjëhershme dhe e drejtpërdrejtë.

“Po, me pasë mundësi e kisha kthy. Pasha nanën në varr, se unë nuk iu idhnova. Asnjë fjalë nuk i thashë”, — u shpreh ai.

Ndërkohë, Toney e ka pyetur Arditin se përse nuk është ngritur në këmbë për t’ia thënë Edit të mos largohej, nëse me të vërtetë e ka dëshiruar rikthimin e tij.

Kjo pyetje ka hapur hapësirë për debat rreth sjelljes së Arditit në momentin vendimtar dhe nëse ai ka bërë mjaftueshëm për ta mbajtur mikun e tij në lojë.