Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një nga zonat malore të Kosovës, ku një familje që po përgatiste fli në natyrë është përballur papritur me një ari.
Megjithatë, ajo që i ka habitur të gjithë është reagimi i qetë i familjes: në vend që të largoheshin me panik, ata qëndruan të qetë, duke e menaxhuar situatën.
Ariu, që për disa minuta iu afrua vendit ku familja po gatuante, nuk tregoi agresivitet, por duket se ishte i tërhequr nga aroma e ushqimit.
Familjarët filluan ta trembnin gradualisht me zëra dhe lëvizje për ta larguar, pa i dhënë shenja frike apo paniku. Pas disa minutash, ariu u largua pa shkaktuar asnjë incident.