‘ARRESTIMl i Liamit ishte show, donin të…’ Ori Nebiaj AKUZON rëndë PoIicinë e Shtetit

Opinionistja dhe deputetja Ori Nebiaj, e ftuar në Top Story,

tha se arrestimi i Liam Osmanit, pak para hyrjes së tij në shtëpinë e Big Brother VIP, ishte një show nga policia e shtetit.

Sipas saj, policia gjeti momentin dhe vendin e duhur, për të marrë vëmendje dhe për të shtuar ndjekësit në rrjetet sociale.

“U kërkua që të jenë më prezent të gjithë në rrjete sociale dhe morën vëmendjen maksimale.

Momenti më i bukur, programi më i shikuar nga gjithë shqiptarët, në dy kanale live dhe morën vëmendjen maksimale.

Shtojnë disa follow-ersa në Instagram në Facebook, heqim vëmendje nga diku tjetër”, tha Ori Nebiaj.

Edhe Ferdinand Xhaferaj, nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, e aprovoi,

duke thënë se “ i vetmi kriter i qeverisë është Facebook-u”.

“E mira do ishte që ta merrnim informacionin që në momentin e parë,

por edhe kur e morëm informacionin nuk është se mund ta linim”, tha zyrtari i policisë, Alket Shatro, i cili theksoi se ky arrestim nuk u bë për show.