Arrestohet shqiptari që vr*u gruan e tij, trondit me dëshminë në polici: Ajo më…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin grek të Volos, ku Pandeli Nakoleci, një 40-vjeçar shqiptar, vrau gruan e tij Marjola Nakoleci, 36 vjeçe. Pas krimit, autori u arratis, por u arrestua paraditen e sotme nga policia, ndërsa vrasja ka ndodhur në sy të njërit prej fëmijëve të tyre.

Detajet e krimit dhe arrestimi i autorit

Sherri fatal mes çiftit nisi brenda apartamentit të tyre dhe vazhdoi deri në hyrje të pallatit, ku autori goditi gruan me thikë në qafë dhe shpinë, duke i shkaktuar plagë fatale. Sipas mediave greke, 16-vjeçarja ka dëshmuar para policisë se ka parë babanë e tij duke therur mamanë.

Autori u arrestua në rrugën Evripidou, rreth 200 metra larg vendit të krimit, ndërsa ishte fshehur në një parcelë toke. Gjatë arrestimit, ai ka bërtitur se gruaja e tradhtonte.

Ndërkohë, mediat greke bëjnë të ditur se vrasja ka ndodhur për shkak të gjakderdhjes së madhe, ndërsa plaga mund të jetë shkaktuar nga një thikë ose nga përplasja me një dritare xhami.

E kaluara kriminale dhe problemet psikiatrike

Pandeli Nakoleci është një person me të kaluar kriminale. Ai ishte akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe shkelje të ligjeve për drogë. Po ashtu, në fund të qershorit 2025, me urdhër të prokurorit, ai ishte dërguar në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, ku qëndroi për shtrim në spital. Kjo tregon se autori kishte probleme të rënda mendore, çka ka ndikuar në kryerjen e këtij krimi brutal.