As Bardhin nuk e ka në krahë më? Flet Bardhi, ja çka do bëjë me Sarën nëse i ka familjarët e tij KUNDËR Iidhjes

Bardhi Idrizi ndërpreu mbrëmjen e djeshme garën e tij në “Big Brother VIP 3”

pasi mori lajmin se nëna e tij ishte në gjendje të rënduar shëndetësore,

por duke ngritur dyshime tek e dashura e tij, Sara Gjordeni, se diçka e tillë mund të jetë e stisur.

Në një intervistë pasi la shtëpinë, Bardhi është shprehur pwr “Fan Club”

se pretendimet e Sarës nuk i ka dëgjuar, ndërsa shtoi se do t’i gjykojë situatat pasi të takohet me familjen.

Ndër të tjera, ai është pyetur edhe nëse do të vijojë lidhjen me

Sarën nëse familja e tij është kundër, ku u shpreh se “dua të dij si është nëna, për këto pyetjet e tjera nuk kam koment”.

Sarën e ke quajtur edhe nënë e fëmijëve të tu, a do të vinte keq nëse familja jote nuk do ta përqafonte këtë romancë?

Bardhi: Po do më vinte keq, por do pres, do takoj me familjen pikë së pari se nuk di si janë, si është gjendja e nënës se ajo është primare.

Do shkoje kundër aprovimit të tyre ?

Bardhi: Dua të dij si është nëna, për këto pyetjet e tjera nuk kam koment, as që po mundem ti mendoj.

Vazhdimisht në Prime, Sara hodhi vazhdimisht dyshime se ndoshta familja juaj nuk është ndoshta dakord me lidhjen tuaj, si u ndjeve?

Bardhi: Këtë nuk e paska dëgjuar se nuk isha aty, mezi po pres ti takoj dhe me i gjyku në mënyrë të drejtë.

A do jeni bashkë ti edhe Sara?

Bardhi: Shpresoj edhe besoj që po.