As në Top Channel, as në TV Klan, por në… Luana Vjollca THYEN HESHTJEN duke na ‘BEFASUAR’ të gjithëve? Së shpejti në…

Luana Vjollca është padyshim një nga moderatoret më të dashura për publikun, e kthimi i saj sërish në ekran këtë sezon të ri televiziv është i shumëpritur nga fansat.

Ndërsa thuhet se moderatorja tashmë është mes dy zgjedhjes, shtëpisë së saj të parë mediatike “Top Channel” dhe televizionit “Klan”, duket se moderatorja e ka marrë tashmë një vendim.

Në një “Ask me” të fundit, Luana është pyetur: “Na e thuaj të paktën a do rikthehesh në klan apo në një logo tjetër. Vetëm kaq!”

Ndërkaq, Luana nuk e ka treguar ku do e shohim, por ka falenderuar fansat për mbështetjen, mirëpo duket që moderatorja ndodhet në ambientet e “Klan”, duke punuar për kthimin në ekran.