“Atë ditë…” Egli Tako rrëqeth me deklaratën për varrimin e vëllait të Gjestit: Turp për ata që…

Egli Tako ka qenë e ftuar ditën e djeshme në “Shqipëria Live”, ku është prekur një temë tejet delikate lidhur me periudhën pas “Big Brother VIP 4”: pjesëmarrja e saj në ceremoninë mortore të vëllait të Gjestit, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident.

E pyetur për këtë moment të trishtë, këngëtarja zgjodhi të jetë e matur, duke refuzuar që dhimbja e një familjeje të kthehet në konsum mediatik.

“E respektoj dhimbjen e tyre deri në fund dhe nuk dua të flas fare,” – tha ajo prerë.

Megjithatë, Egli nuk e fshehu dot zhgënjimin dhe neverinë për atë që pa atë ditë nga kalimtarët apo kureshtarët. Ajo dënoi ashpër faktin se në një moment kaq intim dhe të dhimbshëm, njerëzit ishin të fokusuar te telefonat, duke filmuar dhe bërë foto.

“Di vetëm të them që atë ditë vdiq edhe njerëzimi,” – u shpreh Egli, duke dhënë një mesazh të fortë për mungesën e etikës dhe ndjeshmërisë në ditët e sotme, edhe përpara vdekjes.