Atë që nuk po bën Donaldi për Romeon, po e bën Fifi – DEL VIDEO

Romeo Veshaj është një nga banoret me të përfolur në ‘Big Brother VIP Albania’.

Kur ishte i vëllai i tij Donaldi në ‘BBVA 1’, Romeo bëri surpriza nga më të ndryshmet, si dhe ishte në koncerte të shumta duke bërë tifozeri për vëllain, shkruan “Kosovarja”.

Andaj këtë nuk po e bën Donaldi, por Fifi është ajo e cila po e përkrah fuqishëm në publik Romeon.

Mbrëmë Fifi ishte tek një koncert ku i drejtohet publikut se “Po e shikoni Big Brother? Kush prej juve është me Romeon”, dhe nuk munguan brohoritjet nga masa e madhe.