Autokritikë e rrallë nga Berisha: Partia Demokratike ka gabuar me..

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pranoi sot se të rinjtë dhe Diaspora nuk janë përfaqësuar sa duhet në forumet e partisë.

Gjatë një takimi me departamentin “Brain Gain”, ku u prezantua edhe drejtuesi i ri Ted Kopliku, Berisha deklaroi se përgjigjja ndaj përfaqësimit të të rinjve duhet rregulluar sa më parë.

“Rrethana komplekse, duhet ta pranoj këtu, bënë që PD të mos ishte e hapur në kuptimin më të plotë të fjalës për integrimin e tyre.

Këta djem dhe vajza nuk morën vendet që meritonin në forumet e kësaj partie. Nuk gjetën hapësirat që meritonin në zhvillimet e mëpasme.

Këtu duhet të pranojmë, PD ka një problem themelor ndaj këtij departamenti, por edhe ndaj diasporës, të cilit duhet t’i japë përgjigje sa më parë.

Procedurat e përcaktuara nga kjo parti, atyre u mungon karakteri universal që duhet të ketë partia, në kuptimin që kjo nuk është parti vetëm e atyre që jetojnë në Tiranë, Tropojë apo Gjirokastër, por është parti edhe atyre që jetojnë në Paris, Londër, Berlin, Uashington dhe kudo që janë.

Në këtë kontekst është e domosdoshme që këto mangësi të marrin përgjigje statusore. Të marrin përgjigje statusore! Nuk duhet të jenë zgjidhjet çështjet e vullnetit të kryetarit apo kryesisë të partisë, zgjidhjet duhet të jenë garanci statutore”, tha ai.