Avokati Kujtim Cakrani, përfaqësues ligjor i efektivit të policisë Ardian Isufi, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e dhunshme në një lokal në Vlorë, ku dy persona, mes tyre edhe një efektiv jashtë shërbimit, u përfshinë në sulm fizik ndaj një kamarieri.
Në deklaratën për mediat, Cakrani këmbënguli se klienti i tij nuk ka goditur kamarierin, por vetëm e ka shtyrë.
“Gjestin nuk e justifikoj, është i dënueshëm moralisht, por nuk mund të lejojmë që një punonjës policie të bëhet mish për për publikun,” tha ai.
Avokati vuri në dyshim autenticitetin e videove të shpërndara në rrjet, duke i cilësuar si “pamje të cunguar”, që sipas tij nuk pasqyrojnë të gjithë dinamikën e ngjarjes. Ai pretendon se pas incidentit me kamarierin, efektivi është dhunuar nga rreth 15 persona.
Për përgjegjësinë konkrete, Cakrani theksoi se dhuna fizike është ushtruar nga miku i Isufit dhe jo vetë efektivi. “Klienti im nuk ka ushtruar dhunë, por është për tu kritikuar që nuk ndaloi shokun e tij,” deklaroi ai.
Cakrani kërkoi gjithashtu hetim për dhunën ndaj efektivit të policisë pas ngjarjes. Ai e konsideroi të papranueshme çdo akt dhune, nëse ai vjen si reagim ndaj një tjetër dhune.
Në lidhje me akuzat se Isufi ka goditur edhe pronarin e lokalit, avokati u shpreh se ende nuk është vërtetuar, megjithë i pronarit duet ta kishte qene institucional, jo fizik.
Në përfundim, Cakrani kërkoi publikimin e të gjithë pamjeve filmike dhe shtoi: “Nëse do të tregojë qartë se klienti im ka ushtruar dhunë, nuk do të dal më askund në publik.”
Por deklaratat e tij bien ndesh me pamjet tashmë të shpërndara, të cilat tregojnë qartë momentin e sulmit të paprovokuar – jo vetëm verbal, por dhe goditje të përsëritura fizike ndaj kamarierit.
Kërkesa për transparencë, kur provat janë publike dhe flasin vetë, shihen më shumë si tentativë për të relativizuar një situatë të pakontestueshme.