Avokati tregon me sa vite burg mund të denohen VRASËSlT e Lulzimit: Shumë rrallë jepen..

Avokati , Skënder Musa, tha në “Pressing” se te rastet e të miturve dënimi maksimal është 10 vjet.

“Dënimi me vdekje, në mënyrë absolute, nuk mund të aplikohet në këtë shekull, mirëpo mund të shqyrtohet rritja e dënimit prej 10 në 15, po e zëmë. Tash për tash, edhe nëse i mituri i vret 100 veta, dënimi maksimal është 10”, tha ai.

Musa tha se nuk jepet d ënimi maksimal te të miturit.

“A e japin maksimumin te të miturit, jo nuk e japin. Nuk jepen 10 vite, jepen 5,6 maksimumi 9, shumë rrallë ndodh nëse është 17 vjeçar, afër 18 jepen 10”, tha Musa.