Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku vitin e kaluar (2025) kishte deklaruar si pasuri të paluajtshme shtëpi, tokë e banesë me vlerë 700 mijë euro në Agjencinë Kundër Korrupsionit, shkruan Gazeta Minuti.
Ndërohë sot ka mbaruar afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publikë, ndërohë mbetët për tu parë nëse kanë shtuar apo zvogëluar pasuri krahasim me vitin e kaluar.
Abdixhiku kishte deklaruar se si pasuri të luajtshme ka një veturë ( Mercedes-Benz) në emër të bashkëshortes, e blerë me kredi në vlerë 25 mijë euro.
Abdixhiku kishtr thënë se i ka 370 euro para të gatshme në NLB Bank si dhe 10 mijë e 267 euro në Raiffeisen Bank.
I pari i LDK-së kishte deklaruar se ka 13,468 euro kredi në NLB Bank, të cilat thotë se i kishte marrë për renovim të shtëpisë. Kredia ishte marrë nga bashkëshortja e tij, derisa 2 mijë euro i ka borxh Raiffeisen Bank.
Abdixhiku po ashtu kishte deklaruar se është në një kredi tjetër me vlerë 101 mijë e 714 euro në bankën Raiffeisen për blerjen e një banese në Marigona Hill në 2023./Gazeta Minuti/


Sqarim: Ky raportim bazohet në të dhënat e publikuara nga APK vitin e kaluar 2025, të deklruar nga personat e lartë cekur