Bardhi i kërkoi publikisht një fëmijë tjetër, si iu përgjigj Sara Gjordeni?

Në ditën e saj të lindjes, Sara Gjordeni ka marrë urime të shumta nga fansat, miqtë dhe familjarët. E sigurisht nuk mund të mungonte urimi nga bashkëshorti i saj, Bardhi.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, këngëtari i njohur shprehet se është i bekuar që ka Sarën në jetën e tij.

Gjithashtu shpreh dëshirën që në ditëlindjen tjetër, vajza e tyre Nea të ketë një vëlla.

Moderatorja e ka postuar urimin e partnerit të saj dhe bashkëngjitur me të shkruan se gjithçka është ‘ok’, por me pjesën e fundit duket se nuk është edhe aq dakord.

“Gjithçka ok deri te pjesa e fundit e fjalisë…”, shkruan Sara në postimin e saj në “Instastory”.