BEFASUESE.. Eksperti i IT-së zbulon personazhin më të kërkuar: ‘Ndërsa Gjesti s’duket asgjëkundi’

Eksperti i IT-së, Tom Kallanxhi, i ftuar sot në emisionin “Zgjohu me MCN”, ka zbuluar se moderatorja Luana Vjollca rezulton personazhi më i kërkuar në Shqipëri për momentin.

Mirëpo ajo që habiti ishte mungesa totale e Gjesti në listat e kërkimeve në Google, ndonëse ai është fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania” dhe vazhdon të jetë aktiv me projekte muzikore e koncerte.

Sipas Kallanxhit, pavarësisht zhurmës që krijohet në rrjet, kjo nuk përkthehet gjithmonë në interes real të publikut në platformat e kërkimit.