Bëhuni gati për të fituar lek/ Tashmë ka një datë zyrtare – Ja kur starton game show “Piramida”

“Piramida” është programi më i ri “game show” që vjen për herë të parë në Top Channel.

Për të treguar më shumë detaje rreth kësaj prurje të re, e ftuar në “Goca dhe Gra” ka qenë moderatorja Bora Zemani.

Kjo e fundit duket se mezi e priste startimin e programit, data e të cilit është vendosur të jetë 15 tetori.

“Në qendër të garës do të jetë familja. Do jenë familje që do të jenë në sfidë me njëra tjetrën në disa raunde loje, por nuk është thjesht lojë dhe argëtim sepse ka sfidën shumë të fortë, duke qenë se do fitohen shumë para. Mund të them që potenciali në çdo puntatë për tu fituar është deri në 30 mijë euro.

Do jenë 4 raunde tek të cilat ka vlera të ndryshme që mund të fitohen, ku mund të shkojë vetëm një familje. Dhe vetëm në atë raund mund të fitohen deri në 15 mijë euro. Mjafton të kenë sa më shumë njohuri në fusha të ndryshme.”– u shpreh Bora.