Bëri BUJË me deklaratën e saj për Bora Zemanin, Xheneta vjen me një REAGIM TË GJATË

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, u përball me një valë kritike dhe keqkuptimesh pas një deklarate të saj gjatë një transmetimi live, ku u pyet në mënyrë provokuese nëse “përndjek meshkujt”.

Ajo u përgjigj duke thënë:

“Unë nuk i përndjek meshkujt, së pari unë nuk jam Bora Zemani, unë jam Xheneta Fetahu. Kurrë nuk i shkoj prapa një mashkulli, ose më mban para duarve dhe më vlerëson, ose hiq. Për mua, kallen”.

Kjo deklaratë u interpretua si një thumb i drejtuar moderatores së njohur shqiptare, Bora Zemani, gjë që ndezi reagime të shumta në rrjet.

Së fundmi, Xheneta ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, duke mohuar që kishte qëllim të ofendonte dikë:
“Nuk kam thumbuar askënd, nuk kam thënë asgjë ofenduese dhe nuk kam arsye ta bëj. Për komentet që më akuzuan se ‘po përndjek’ dikë, e kam thënë qartë se nuk e kam bërë kurrë dhe nuk e bëj. Pikë”.

Ajo shprehu edhe zhgënjimin ndaj disa mediave që, sipas saj, deformojnë fjalët e saj për të krijuar tituj sensacionalë:
“E kuptoj që mediat duhet të shkruajnë për të mbushur faqet dhe për të ‘ngrënë bukë’, por jo deri aty sa të shpikin gjëra që nuk janë thënë. Nuk kam problem të jap mendime kur dua, madje i them drejtpërdrejt, por mos trilloni, aman. Nuk kam kohë të merrem me gjyqe e denoncime, por nuk do të rri duarkryq kur më atribuohen fjalë që s’i kam thënë.”