Santi u afrua shumë me Bucin, zbulohet kush është i dashuri i Santianës, u takua edhe me Luizin, dalin fotot e tij

Që nga momenti kur banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana deklaroi se është tash e disa vite në një lidhje dashurie, ngjalli kureshtjen e shikueseve të këtij formati se kush është djali që ka arritur ta marr zemrën e saj. Fotot me poshte:

Kjo kureshtje vazhdoi të rritej edhe më shumë pas afrimitetit të Santianës me Bucin, ku dyshja sipas publikut kanë pëlqim e afeksion të madh për njëri-tjetrin. Së fundmi në rrjetin social “X” është publikuar një fotografi e Santianës në krahët e partnerit, që siç ka deklaruar vetë ajo brenda shtëpisë quhet Lirim.

Deri para lojës me Bucit, në llogarinë e Santianës në rrjetin social “Instagram” që momentalisht menaxhohet nga i dashuri i saj, ka qenë edhe një “instastory” e duarve të dyshes, foto kjo e cila u largua pas afrimitetit të Santianës me Bucin.

Para disa kohësh u publikua edhe një tjetër fotografi e dyshes pranë këngëtarit të njohur dhe njëherit ish-fituesit të Big Brother VIP Albania 2, Luizit, pamje kjo që nuk e konfirmonte lidhjen e tyre.