Blero po përgatitet për martesën e tretë, do ta ‘shkrijnë dashuren e tij më vendimin e fundit

Këngëtari i njohur kosovar, Blero është një personazh shumë i njohur dhe i dashur për publikun. Ai ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova, përvojë të cilën e la në gjysmë, pasi me vet-dëshirë u largua nga shtëpia me e famshme në Kosovë.

E pas daljes nga shtëpia e BBVK, Blero menjëherë ka udhëtuar për Gjermani tek e dashura e tij, për të cilën sa ishte brenda shtëpisë kishte treguar shumë dashuri, përcjell ORAinfo.

Që nga ajo kohë Blero më nuk është ndarë për asnjë moment nga e dashura e tij.

E kohëve të fundit, Blero është rikthyer në Kosovë i shoqëruar nga e dashura e tij.

Ai se fundmi ka publikuar një fotografi ku tregon se është duke e montuar shtratin e ri në dhomë.

A është ky një sinjal që Blero tashmë po përgatitet për martesë?

Mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i radhës nga Blero, i cili përasnjë moment nuk e ka fsheh dashurinë e madhe që ka për të dashurën e re, duke e përshkurar si me e mira ndonjëherë.