Bora Zemani zbulon emrin e saj të vërtetë dhe nuk e keni dëgjuar kurrë!

Episodi i djeshëm i “Cherry on Top” nga Bora Zemani ka ardhur me rrëfime ekskluzive. Ka qenë Maya, këngëtarja e njohur shqiptare, e cila ka zbuluar detaje ekskluzive për videon virale, ku u shfaq ajo së bashku me bashkëshortin.

Një tjetër e ftuar speciale ka qenë edhe moderatorja e njohur, Ilda Bejleri, e cila ka shtuar dyshimet që mund të jetë në një pritje të ëmbël.

Nuk kanë qenë vetëm të ftuarit ata që kanë bërë rrëfime ekskluzive, pasi edhe vet moderatorja e programit ka zbuluar emrin e saj të vërtetë, duke shuar kështu kuriozitetin e të gjithëve. Autorja e “Cherry on Top” tregon:

Po më thonë nga regjia se janë futur në “Google” për të kërkuar emrin tim dhe gjëja e parë që del është “Bora Zemani, emri i vërtetë”. Emri im i vërtetë është Borana.