Një foto e nxjerrë nga Loredana teksa shijon pushimet ka bërë që vëmendja të drejtohet sërish me të madhe drejt saj.
Kjo, jo për foton në vetëvete por komentin që e ka pasuar atë.
Ka qenë hiç më pak se reperi Don Xhon ai i cili i ka lënë një zemër në koment Loredanës.
Kjo e fundit i ka kthyer me emoj-in e kurorës së mbretit, duke ndezur hamendësimet për raportin e tyre.
Në fakt, prej javësh përfliten si dyshe në kryeqytet. Zërat që kanë ardhur edhe në redaksinë e Prive By Liberta Spahiu kanë folur për një afërsi mes tyre, përtej komenteve në rrjete sociale.
A bëhet fjalë për miqësi, bashkëpunim për ndonjë projekt apo diçka më shumë? Është herët ta themi, megjithatë ku ka tym ka dhe zjarr!