Çfarë di Ledjona për Luizin, që ky i fundit i bëri bllok? lsh-banorja e BBV HABIT, bënë deklaratën e papritur për këngëtarin

Përmes një “Ask me a question” të zhvilluar së fundmi me ndjekësit,

ish-banorja e BBV Ledjona Xheladinaj, ka treguar opinionin e saj për Luiz Ejllin,

ndërsa ka zbuluar se Luizi i ka bërë bllok në Instagram, pa zbuluar arsyen pse ka ndodhur kjo.

Nga ana tjetër, ndjekësit e kanë pyetur mes Kiara Titos dhe Sara Gjordenit, cilën ‘zgjedh’,

ku Ledjona nuk i ka kursyer komplimentet për Kiarën, duke injoruar totalisht ‘bashkëjetuesen’ e saj në BBV3.

Kujtojmë se sot, Ledjona ka ngritur dyshime në rrjet se mund të rikthehet sërish në BBV.