Çfarë po thotë? Ish-ylli i Big Brotherit, Rizarta flet për herë të parë për simpatinë e saj: Është i vogël dhe…

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ka zbuluar gjatë një interviste për “Pushime On Top” një sekret nga jeta e saj personale.

Blogerja e njohur u shpreh se ka një pëlqim për një djalë, por nuk ia ka thënë. Rizarta shtoi se edhe djali në fjalë e pëlqen atë, por ndryshe nga ajo, ai i ka treguar.

“Kemi një raport reciprok dhe kjo më pëlqen. Për momentin jemi crush, prandaj është i vogël dhe i ëmbël si sekret. Ua thashë juve por mos ia thoni njeriu, as atij se nuk i kam thënë akoma se e pëlqej. Rëndësi ka që ai më pëlqen mua dhe më ka thënë”, tha Rizarta.

Ish-banorja u shpreh se zakonisht është një partnere intense, pavarësisht se të jep përshtypjen e ëmbël dhe e qetë.

“Jam pikante në një marr ëdh ënie”, tha ajo.