Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme,
ku policia ka arrestuar brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, banorin Liam Osmani i cili iu bashkua spektaklit mbrëmë (2 mars).
Arrestimi i tij është bërë i mundur nga forcat Operacionale të policisë së Tiranës.
Rezulton se gjykata e Tiranës e ka dënuar në 2022-in me 2 vjet e 6 muaj burg nën akuzën e veprës penale të mashtrimit.
44 vjeçari akuzohet se në 2019-ën, ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit
17 bileta turistike për në Gjermani me vlerë 6 mijë euro, pa kryer pagesën përkatëse.
Liam Osmani ka hyrë në territorin e Shqipërisë rreth 10 ditë më parë dhe sistemi
në Rinas nuk e ka kapur dhe ka mundur të kaloj pa probleme.
Sipas mediave, para Policisë Liam Osmani ka pretenduar se ka qenë në dijen
i të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.