Çka i paska ndodhur? Rozana Radi SHTANG me dukjen pas Big Brotherit, ja sa qenka dobësuar

Pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, Rozana Radi ka habitur ndjekësit me një transformim të dukshëm në pamjen e saj.

Në fotot e fundit të postuara në rrjete sociale, këngëtarja dhe moderatorja shihet dukshëm më e dobët, duke treguar se ka rënë ndjeshëm në peshë.

Fansat kanë vërshuar me komente pozitive, duke e komplimentuar për linjat e reja dhe energjinë që rrezaton, shkruan “Kosovarja”.

Rozana nuk ka treguar ende nëse humbja e peshës ka qenë rezultat i një diete të veçantë apo stilit të ri të jetesës pas spektaklit, por një gjë është e sigurt ajo duket më e shkëlqyer se kurrë.