Shpat Kasapi ka bërë një reagim mjaft të ashpër ndaj gazetarit Kosovar, Berat Buzhala. Shpati ka postuar një lajm ku gazetari në fjalë kishte thënë se është vonuar për të shkuar në dasëm dhe prandaj e kanë rrahur dhe madje gazetari e ka vazhduar duke thënë se i duket e arsyeshme.
Shpati në postimin e tij dukej mjaft i revoltuar me gazetarin madje edhe ka quajtur “gazetar i dështuar”për arsyen që ka folur pa baza duke qenë se nuk ka qenë i pranishëm kur ka ndodhur ngjarja.
Akoma nuk kemi një prononcim zyrtar nga ana e Shpatit se si ka ndodhur ngjarja dhe kush ka qenë motivi i sherrit, Shpati ka dhënë vetëm deklaratë që ka treguar se është mirë dhe se nuk ka ndodhur asgjë nga ato që fliten në media.
Shpat Kasapi: “O berat bucvalla a je kan aty kur e ke pa te rehmen o gazetar i deshtum.”