Çka po ndodhё? Njё tjetёr ZARF nё shtёpinё e BBVA 3, ja pёr çfarё bёhet fjalё

Një zarf i bardhë mbërriti në “Big Brother Vip 3”, i cili iu lexua banorëve nga Bardhi.

Fillimisht, në zarf zbulohet se cila është skuadra fituese e sfidës së kërcimit, mes skuadrës së Albit dhe Gracianos. Nga ana tjetër, është zbuluar gjithashtu se cili do të jetë lideri i ri i javës, pas përfundimit të Erjolës nga ky pozicion.

“Banorë, publiku ka vendosur përmes rrjeteve sociale që grupi fitues i “Dancing with the Big Brother” është skuadra e Albit”.

Në këtë moment të gjithë anëtarët e skuadrës janë ngritur njëherësh në këmbë duke u përqafuar me njëri-tjetrit, për të festuar këtë moment triumfues për ta.

Me tej, Bardhi ka vijuar të lexojë zarfin, në të cilin shkruhej:

“Vetëm ky grup do të ketë buxhet për javën e ardhshme dhe do të jetë në dorën e tyre nëse dëshirojnë ta ndajnë me banorë të tjerë”.

“Gjithashtu ka ardhur momenti që të zgjidhni liderin e ri, i cili do e marrë pozicionin e tij nesër. Ju duhet të votoni me radhë në dhomën e ndenjes. Kujdes, lideri do të ketë një avantazh të rëndësishëm mbrëmjen e së martës”, përfundon Bardhi.

Mbas votimeve të të gjithë banorëve, Vesa është shpallur liderja e re e shtëpisë, ku të gjithë e kanë pritur me duartrokitje Vesën në këtë pozicion të ri.