Çka s’po dëgjojmë! Nusja në Shkodër rreh b*rbarisht vjehrrën, por ja çka “bëri” djali

Një rast i rëndë dhune në familje ka ndodhur në Shkodër ku e moshuara 86-vjeçare N.B., është dhunuar brutalisht nga nusja e djalit të saj.

Sipas raportimeve nga fqinjët, të cilët e gjetën të moshuarën dhe e dërguan në spital,

nusja, E.B., e ka dhunuar vjehrrën me shkopin e dorës, ndërsa djali i saj, Y.B., e ka mbajtur të mbyllur në shtëpi.

Fqinjët shprehen se kjo nuk është hera e parë që e moshuara është dhunuar, ndërsa djali i saj nuk ka reaguar për të mbrojtur të ëmën.

Ngjarja e rëndë është bërë publike nga banorët e zonës, të cilët i bëjnë thirrje autoriteteve që të marrin masa të menjëhershme për të ndaluar këto akte mizore dhe për të siguruar drejtësi për të moshuarën.

Aktualisht, i biri dhe nusja janë thirrur në komisariat për t’u marrë në pyetje, ndërsa e moshuara po merr trajtim mjekësor në spital.

Ky rast ka tronditur komunitetin lokal, duke nxjerrë në pah problemin e dhunës në familje, sidomos ndaj të moshuarve, dhe ka nxitur kërkesat për veprime të rrepta ligjore ndaj përgjegjësve.