“Cmenduri. Putini dëshiron që…” – Trumpi harroi mikrofonin hapur, zbardhet biseda private me Macronin

Përpara fillimit të samitit të zgjeruar në East Room të Shtëpisë së Bardhë, ka ndodhur një bisedë e paparashikuar dhe që duhej të mbetej konfidenciale mes Trump dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

“Besoj se ai (Putin) dëshiron të bëjë një marrëveshje për mua. E kupton? Është çmenduri”, i ka pëshpëritur Trump në vesh Macron-it.

Kjo fjali u regjistrua nga një mikrofon që ishte ndezur para kohe, duke zbuluar pa dashje bisedën që duhej të mbetej private.