Çmimet e naftës ranë të hënën, më 16 nëntor, mes pritjeve për tepricë furnizimi në tregun global. Nafta Brent ra me 1%, në 86,06 euro për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI ra me 0,7%, në 79,73 euro. Javën e kaluar ato kishin rënë përkatësisht me 16% dhe 13%. Rimëkëmbja e dërgesave përmes Ngushticës së Hormuzit ka zbutur shqetësimet për mungesë furnizimi.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) parashikon që prodhimi global të arrijë mesatarisht 105 milionë fuçi në ditë në tremujorin e katërt të vitit 2026, duke tejkaluar kërkesën me 1,7 milionë fuçi në ditë. Në tetor, prodhimi arriti në 105,4 milionë fuçi në ditë, ndërsa rezervat globale u rritën me 52 milionë fuçi.
Sipas IEA-së, deri në fund të shkurtit pritet të vihen në dispozicion 71 milionë fuçi nga rezervat emergjente të vendeve anëtare, përfshirë 15 milionë fuçi naftë dizel.
Në rajonin e Prishtinës, nafta u tregtua të hënën me një çmim mesatar prej 1,78 eurosh për litër.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) kishte njoftuar më 11 nëntor se çmimi mesatar i naftës kishte rënë nga 1.83 në 1.79 euro për litër, ndërsa ai i benzinës kishte arritur në 1.43 euro”.