Dafina Zeqiri sfidon tabutë/ Publikon FOTO duke ushqyer me gji vogëlushin e saj

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka emocionuar ndjekësit në rrjetet sociale duke ndarë një moment të ëmbël dhe shumë personal nga jeta e saj si nënë.

Ajo ka publikuar një foto ku shihet duke ushqyer me gji të birin e saj të porsalindur, Daskan, duke përcjellë natyrshmëri, dashuri dhe lidhjen e fortë mes nënës dhe fëmijës.

Ky postim ka marrë menjëherë reagime pozitive nga fansat dhe ndjekësit, të cilët kanë përgëzuar Dafinën për natyrshmërinë dhe ndarjen e këtij momenti të veçantë.

Pas lindjes së vogëlushit, artistja duket më e plotësuar se kurrë dhe ka treguar hapur emocionet e saj në përvojën e re të mëmësisë.