Prej kohësh po flitet për dasmën e Dafina Zeqirit me Kreshnik Gjergjin. Pak kohë më parë kanë bërë celebrimin.
Ndërkohë që mbrëmjen e sotme Dafina Zeqiri do të bëjë dasmën e madhe me rreth 300-400 të ftuar në Prishtinë. Ndonse ajo ka ftuar Ylli Limanin dhe bashkëpunëtorë të tjerë nga Prishtina, burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se shumë prej bashkëpunëtorëve të Shqipërisë si Elgit Doda, Klajdi Haruni, Flor Mumajesi etj nuk kanë marrë një ftesë prej saj.
Gjithashtu nuk dihet nëse motra e saj do të jetë prezente e nëse janë pajtuar pasi ajo ka munguar edhe në ditëlindjen e Dafinës edhe në celebrim.