Dalin PAMJET, Arbana Osmani blen super vilë në Tiranë! Kjo është mega rezidenca e moderatores së njohur

Me sezoni e ri televiziv, vjen edhe sezoni i dytë i “Mirëmbrëma Yje” nga Arbana Osmani. Së fundmi moderatorja ka publikuar në Instagram promon e emisionit, ku ka zbuluar se këtë herë do jenë në një shtëpi të re.

Burime për revistën BORDO kanë zbuluar se cila do të jetë kjo shtëpi, ku kanë nisur tashmë edhe xhirimet e “Mirëmbrëma Yje”, i cila nuk do të transmetohet në ekranin e asnjë televizioni, por vetëm në kanalin e saj në Youtube.

Një vilë e madhe tashmë jo në Bogë, por në Tiranë, në zonën e Picallës. Të ftuarit do të jenë më të shumtë, temat më të larmishme dhe momentet më të papritura, duke e bërë që çdo episod një përvojë sa më të veçantë për publikun.

Arbana ka premtuar një atmosferë të ngrohtë dhe emocionale, ku bisedat do të shkojnë përtej ekranit, duke prekur zemrat e shikuesve. Deri më tani është zbuluar që Arbana ka zhvilluar episode me reperin Fero dhe artisten Era Istrefi.