Dasma Elijona & Klodi mbahet jashtë BBVK-së, zbulohen vendi dhe këngëtarja që do ndez atmosferën

Gazetarja e Klan Kosovës, Genta Gashi sot në emisionin “Weekend” ka zhvilluar një lidhje direkte nga Klan Arena, ku sonte do të mbahet dasma e shumëpërfolur e dy banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, Klodit dhe Elijonës.

Ajo ka sjellur detaje mbi përgatitjet dhe atmosferën që po krijohet për këtë ngjarje të veçantë.

Sipas Gentës, vendi i dasmës ka nisur të dekorohet me kujdes, duke krijuar një atmosferë festive dhe surpriza që pritet të zbulojnë dinamika interesante mes banorëve.

Shikuesit mund të presin momente emocionuese dhe të paparashikueshme, siç di t’i japë Big Brother VIP Kosova.

Një nga momentet më të pritura është performanca live e Yllka Kuqi, e cila do të këndojë gjatë ceremonisë, duke i shtuar shkëlqim dhe emocion ngjarjes.