Nëpërmjet dy postimeve në Instastory, Klea Huta ka ndarë mendimin e saj
personal lidhur me dy banore të formatit ‘BBV3’.
Bëhet fjalë për Eglën dhe Ledjonën, për të cilat Klea ka shkruajtur
disa fjalë jo pozitive për to dhe lojën e tyre brenda shtëpisë.
Pak orë më parë erdhi dhe një reagim prej bashkëshortit të Kleas,
Elgit Doda, i cili doli në mbrojtje të mikut të tij, Romeos.
Po të njëjtën gjë ka bërë dhe Klea teksa flet në story-n e
parë lidhur me Eglën, duke thënë se e vetmja gjë që banorët po bëjnë është se po e forcojnë Romeon.