Deklarata që ndezi reagime: si i sheh Edi Rama protestat nga zyra

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë protestat e paralajmëruara për t’u mbajtur nga janari, nga kryedemokrati Sali Berisha.

I pyetur nga gazetarët në konferencën për media që po zhvillon, Rama tha se prej kohësh punët tashmë janë ndarë.

“Protestat? I kemi ndarë punët prej vitesh. Unë në zyrë dhe PS në qeveri dhe të tjerët poshtë penxheres time në rrugë. Kjo është zgjedhja e tyre s’kam unë asnjë lidhje, kjo është pjesë e lirive.” tha Rama.

Kujtojmë se Berisha ndërpreu foltoret em bajtura çdo të hënë poshtë kryeministrisë, për t’i rinisur nga janari.

Rama tha se PS e votojnë shqiptarët, as bandat dhe as patronazhistët.

“Prandaj dhe shqiptarët jashtë e votojnë PS, nuk dëgjojnë as tymin dhe zhurmën e “tenxherëve”, ata nuk e dëgjojnë se çfarë loje bëhet këtu. Në 2029 do llafosemi prapë”, u shpreh kryeministri.

Edi Rama: PS e votojnë shqiptarët, as bandat dhe as patronazhistët. Prandaj dhe shqiptarët jashtë e votojnë PS, nuk dëgjojnë as tymin dhe zhurmën e “tenxherëve”, ata nuk e dëgjojnë se çfarë loje bëhet këtu. Në 2029 do llafosemi prapë. Deri në 2029, me qeverinë e PS me 83 mandate në parlament.

Shiu ka punën e vet, ne kemi punën thoshte Loro Boricci. Sa pika shiu ka këtu, secili bën punën e vet. Zgjedhje të parakohshme? Deri në 2029 me Qeverinë e PS me 83 mandate në Parlament.