Deklaratë e papritur: Banorja e BBV pranon se s’ka komunikim me prindërit, jemi zënë sepse më përziheshin në..

Ish-banorja e “BBV”, Alexandra në një intervistë ka bërë një rrëfim si kurrë më parë. Ajo foli për jetën, njohjen me bashkëshortin e raportin me prindërit.

Screenshot

Marrëdhënia ime me prindërit më prek, nuk kemi fare komunikim. Kanë ndërhyrë në mosmarrëveshje që kam pasur me burrin. Nuk i kam qejf njerëzit kur ndërhyjnë në jetën time. Jemi zënë shumë keq, nuk flasim me njëri-tjetrin. Jam edhe pak kokëfortë, kur nuk kam gabime, nuk jam person që ulem shpejt. Mbase me kalimin e kohës do flasim. E vuaj shumë, ku ka si nëna. Kur kam dalë pas “BBV” kanë tentuar të më kontaktojnë. Më nisën mesazh, iu përgjigja. Unë jam person që fal shumë, po i jap kohë vetes time. Nuk është se nuk i dua, më mungojnë jashtëmase, por tani dua qetësinë time. Takohen me fëmijët, jemi shumë afër njëri-tjetrit.

Çfarë do i thoshte sot atyre?

I kam mërzitur shumë, jam shumë e fortë dhe do jem edhe më e fortë sepse jam vajza e tyre.