DEL NGA BINARET! Rogerti i bën veprimin e rëndë Luizit teksa flinte gjumë, ja reagimi

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka trazuar menjëherë ujërat, duke krijuar një klimë të rënduar psikologjike, veçanërisht për Rogertin, i cili është shfaqur tejet i revoltuar që në momentin e parë.

Pas përplasjeve verbale dhe ofendimeve të ashpra që shoqëruan mbërritjen e fituesit të BBV2, konflikti është zhvendosur edhe në hapësirën e dhomës së gjumit, duke mos lënë vend për qetësi as gjatë orëve të natës.

Teksa Luizi po pushonte në shtratin e tij, Rogerti është afruar te krevati dhe ka marrë valixhen e këngëtarit. Me një objekt në dorë, ai ka nisur ta godasë vazhdimisht dhe fort valixhen, duke krijuar një zhurmë të madhe në dhomë, me qëllimin e qartë për ta provokuar dhe për të mos e lënë Luizin të flinte.

Megjithatë, pavarësisht zhurmës dhe presionit të hapur për ta nxjerrë nga vetja, Luizi ka zgjedhur të mos reagojë fare, duke vazhduar të qëndrojë i pashqetësuar ndaj këtij veprimi demonstrativ.