DEL VIDEO/ E tepërt.. Pasi u pajtuan, natë e zjarrtë mes Limit dhe Albës në BBV!

Pasioni mes Limit dhe Albës nuk është shuar me mbylljen e spektaklit të mbrëmshëm.

Përkundrazi, pas puthjes së bujshme që ndodhi gjatë transmetimit “Prime”, dyshja e ka zhvendosur romancën në dhomën e gjumit, duke dhuruar skena edhe më të nxehta.

Në videon e publikuar, shihet qartë se puthjet mes tyre kanë qenë plot pasion. Duket se distanca e kohëve të fundit apo debatet e kaluara vetëm sa e kanë shtuar dëshirën, pasi dyshja dukej se i kishte munguar shumë njëri-tjetrit.

Kjo natë e zjarrtë shënon një kapitull të ri në marrëdhënien e tyre, duke lënë pas (të paktën për momentin) keqkuptimet dhe përfshirjen e personave të tretë.