Detaje të trishta janë zbardhur në lidhje me ndarjen e papritur nga jeta të gazetarit Artur Zheji, në Sarandë.
Mësohet se analisti dhe publicisti, ishte duke drekuar me familjarët pasi djali i tij festonte ditëlindjen e 22-të. Ajo që nisi si një ditë gëzimi e mbushur me urime, u kthye brenda pak minutash në një tragjedi të dhimbshme. Gjatë drekës, Zheji është ndierë keq dhe familjarët kanë njoftuar menjëherë urgjencën.
Por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai mbërriti në spitalin e Sarandës pa shenja jete, pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak.
Në vend të festës, familja u përball me humbjen më të madhe. Bashkëshortja, djali dhe vajza 19-vjeçare mbetën pa njeriun e tyre më të dashur, ndërsa gazetaria shqiptare pa një nga figurat më të njohura të saj.