Pas atentatit të rëndë në Shkodër, ku u plagos Erogen Vaso (i njohur si Erogen Brajoviç), janë zbuluar detaje që tregojnë lidhje të tij me personazhe të njohur të botës së showbizzit. Përtej imazhit si anëtar i grupit të Bajrave, ai duket se ka pasur miqësi të ngushta me figura publike, siç është këngëtari Luiz Ejlli.
Vizita në spital dhe dëshmia e miqësisë
Një foto e qarkulluar në rrjetet sociale tregon Erogen Vasën dhe Luiz Ejllin së bashku, duke sugjeruar një miqësi të vërtetë. Si dëshmi e kësaj, burime për Newsbomb.al raportojnë se Luizi ka vizituar mikun e tij në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku Vaso po merrte trajtim mjekësor. Këngëtari ka pritur aty për disa orë për të marrë informacione mbi gjendjen shëndetësore të Brajoviçit, e cila tashmë është jashtë rrezikut për jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të suksesshme.
Atentati u krye nga Ragip Gila, 29 vjeç, i cili tashmë ndodhet në pranga. Sipas dëshmisë së Gilës, sulmi ishte rezultat i një konflikti personal me Erogenin, i cili sipas tij, e kishte kërcënuar më parë.
Ngjarja rezultoi me dy viktima: Armando Pali, mik i Brajoviçit, dhe truproja i tij, Liridon Kraja. Gjithashtu, u plagos edhe Meri Kaceri, një kamariere 25-vjeçare që punonte në lokal. Policia po vijon hetimet për të zbardhur nëse ky ishte thjesht një hakmarrje personale, apo nëse fshihet një porosi nga ndonjë grup kriminal.