Ish-shoqet e ngushta, Mikela Pupa dhe Efi Dhedhes, janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes pas komenteve të bëra nga Mikela rreth prishjes së miqësisë së tyre.
Mikela Pupa, e ftuar në “UëTëFë Show”, foli për herë të parë për prishjen e miqësisë, duke hedhur dyshime mbi sjelljen e Efit pas popullaritetit të fituar në “Big Brother VIP”.
Mikela tregoi se nuk pendohet që u futën bashkë në “BBVA”, por shprehu zhgënjim të madh. Ajo theksoi se arsyeja e prishjes nuk ishte loja, por sjellja e Efit.
“Koha tregoi dhe shumë gjëra të tjera,” tha ajo. Gjëja që e kishte lënduar më shumë ishte fakti që kujtimi i fundit i tyre ishte i keq dhe se ajo ishte shtatzënë.
“Gjëja e vetme që mua më vjen keq është që kujtimi i fundit që kam me të nuk ka qenë fare i mirë dhe kam qenë shtatzënë. Dhe është e vërtetë ajo që thonë gjithë gratë shtatzënë që ‘si të sillen njerëzit në atë periudhë, ti s’do ta harrosh kurrë. Kjo është e vetmja gjë që më ka ngelur pak… por që i uroj më të mirat dhe të ketë suksese në jetën e vet”, tha Mikela.
Mikela nënkuptoi se popullariteti ndikoi te ish-shoqja: “Kur të kesh lekun dhe famën i kupton vërtet njerëzit se kush janë.”
Vetëm pak orë pas deklaratës së Mikelës, Efi Dhedhes reagoi në InstaStory me një seri këshillash jete, të cilat u interpretuan si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj ish-mikeshës së saj.
Ajo tha se sa herë dikush të ulë vlerat, kjo do të thotë që jeni në rrugën e duhur dhe duhet të merrni fuqi nga kjo. Efi vazhdoi duke thënë se nuk duhet të mundohesh t’i përshtatesh çdo shoqërie. Në fund, ajo bëri një deklaratë me peshë:
“E di cila është një nga fazat më të bukura të jetës? Atëherë kur ti ndalon së qeni një viktimë. Kur ndalon së fajësuari të tjerët për problemet që ti ke në jetë.”
Ky reagim i Efit shërbeu si një përgjigje e ashpër ndaj pretendimit të Mikelës se sjellja e saj kishte ndikuar në prishjen e miqësisë.