Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar pasi që nuk pati korum. Derisa pas kësaj kryetari i Kuvendit, Dimal Basha ka thënë se njëra nga arsyet pse ka shpallur Kuvendin të konstituuar është presioni nga miqtë ndërkombëtarë.
“S’ka logjikë të bllokohet Kuvendi i Republikës për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari. I kemi pesë anëtarë në Kryesi. Të vazhdojë rrjedhja e afatit për caktimin e mandatarit dhe të kemi institucione funksionale siç na presin qytetarët. Kemi edhe trysni dhe kërkesa nga miqtë ndërkombëtarët që të vazhdojë puna e Kuvendit”, ka thënë ai.